Masvidal i zhveshur arrin peshën e duhur për meçin e zjarrtë me Usman

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 15:14
Masvidal i zhveshur arrin peshën e duhur për meçin e zjarrtë me Usman

Jorge Masvidal ka arritur peshën e lejuar që të zhvillojë përballjen kundër Kamaru Usman për mëngjesin e së dielës.

Dy yjet e MMA kanë arritur peshën e 77 kilogramëve, gjë që ua lejon atyre që të zhvillojnë meçin e zjarrtë në kuadër të UFC 251.

Usman ishte i pari që filloi matjen zyrtare në UFC, duke arritur në peshën e 77 kilogramëve e që pas tij të njëjtën gjë e bëri edhe Masvidal.

Kampioni në kategorinë e mesme të lehtë, Usman, duhej të ndeshje me Gilbert Burns në UFC 251, mirëpo braziliani është tërhequr për shkak të infektimit me coronavirus.

Kështu, Mundësia iu dha Masvidalin që po ashtu më parë kishte kërkuar përballjen me kampionin në fuqi.

Presidenti i UFC-s, Dana Ëhite i kishte kumtuar lajmin Jorges se e kishte shansin që t’i rrëmbente kundërshtarit titullin nga duart dhe nuk mendoi dy herë për t’u futur në kafaz.

Sipas kohës tonë lokale, takimi mes Masvidal dhe Usman do të zhvillohet në mëngjesin e së dielës në ora 6:00.

(Kosova Sot Online )