Konfirmohet rasti pozitiv me COVID-19 në Serie A

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 15:54
Konfirmohet rasti pozitiv me COVID-19 në Serie A

Parma ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare, derisa ka siguruar se nuk bëhet fjalë për lojtar.

Personi që mbetet anonim do të shkojë në vet izolim, derisa Parma do të vazhdojë të luajë ndeshjet e fundit të sezonit që do të mbahet mend gjatë pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka paralizuar gjithë botën.

(Kosova Sot Online)