Luftë për Evropë mes Chelseat dhe Sheffield Unitedit, formacionet

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 17:42
Luftë për Evropë mes Chelseat dhe Sheffield Unitedit, formacionet

Sheffield Unitedi do të shpresojë t’i përmirësojë gjasat për dalje në Evropë kur Chelsea ta vizitojë Bramall Lane të shtunën për xhiron e 35 të Premierligës.

Sheffield Unitedi po tenton ta sigurojë një vend kualifikues për Ligën e Evropës pasi që aktualisht radhiten në pozitën e shtatë në tabelën e Premierligës, shtatë pikë larg vendit të pestë dhe potencialisht kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Chelsea është ngritur në pozitën e tretë, mirëpo mund ta humbë këtë vend për shkak të dallimit të vogël në pikë me Leicester Cityn dhe Manchester Unitedin. Për këtë arsye, skuadra e Frank Lampard do të tentojë të sigurojë fitore sot, përkundër që s’do ta ketë këtë të lehtë kundër Sheffieldit, që i ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit të ligës.

Por, skuadra e Lampardit i ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat dhe vlerësohet si skuadra favorite për ta fituar edhe këtë përballje.

Formacionet e të dyja skuadrave:

Image

(Kosova Sot Online )