Ronaldo është kampion kokë e këmbë – thotë Sarri

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 09:55
Ronaldo është kampion kokë e këmbë – thotë Sarri

Maurizio Sarri e ka lartësuar Cristiano Ronaldon duke e quajtur lojtar të jashtëzakonshëm me mendje dhe këmbë kampioni, pasi portugezi i ndihmoi Juventusit të barazojë 2:2 me Atalantan.

Ronaldo i shënoi të dy golat e Juventusit nga penalltitë të shtunën në Torino, duke u ndihmuar bardhezinjve ta bëjnë edhe një hap të madh drejt titullit në Serie A,.

Sulmuesi portugez i ndihmoi Juves ta barazojë rezultatin dy herë, herën e dytë në minutën e 90-të.

Sarri, skuadra e të cilit është lidere me tetë pikë më shumë se përcjellësit e saj kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund, e lartësoi Ronaldon për aftësitë që zotëron për ta duruar presionin.

“Ai është kampion me këmbë por edhe me kokë”, tha Sarri pas ndeshjes.

“Ai ia del ta përballojë presionin mbi veten në mënyrë të jashtëzakonshme”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)