Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 10:59
Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se nuk dëshiron që ta stigmatizojë deputeten por dëshiron që ajo të dënohet për veprimin që ka bërë.

“Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja Hoxha ka konfirmuar vet lajmin se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa gjatë ditës së djeshme është parë në rrugë, duke thyer kështu rregullat dhe duke rrezikuar shëndetin publik.

Ky është postimi i plotë i kryeinfermieres:

Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna 

(Kosova Sot Online)