Prishtina dhe Dritës përballen sot në një ndeshje përcaktuese në garë për titull në Superligë

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 12:10
Prishtina dhe Dritës përballen sot në një ndeshje përcaktuese në garë për titull në Superligë

Prishtina do të përballet me Dritën sot në kryeqytet, në një ndeshje derbi që pritet të ketë ndikim të madh në rrjedhën e garës për titull në Ipko Superligë, kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Prishtina është nikoqire e lideres së Superligës, Dritës, në stadiumin me dyer të mbyllura për tifozë, Fadil Vokrri, e vetëdijshme se disfata eventuale nënkupton humbje të shansit për ta fituar titullin.

Skuadra e Armend Dallkut vjen në këtë takim pas një jave të trazuar dhe plot polemika për shkak të humbjes kundër Gjilanit të mërkurën, fajin për të cilën ia hodhi gjyqtarëve.

Prishtina shkoi aq larg madje, saqë pas ndeshjes në Gjilan e kërcënoi me larg nga gara.

Bardhekaltri janë në kërkim të titullit të parë në ligë pas shtatë vjetëve dhe të një vendi në kualifikime për pjesëmarrje në garat evropiane.

Drita, e cila është në një ecuri mbresëlënëse prej tetë fitoreve radhazi që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus, është lidere e Superligës me pesë pikë më shumë se Ballkani, gjashtë më shumë se Gjilani dhe shtatë më shumë se kundërshtari i sotëm.

Klubi nga Gjilani e kishte mundur 2:1 Prishtinën në ndeshjen e fundit për të dy skuadrat para se të ndërpritej futbollit për tre muaj shkaku i përhapjes së virusit Covid-19.

Një fitore sot për gjilanasit do të nënkuptonte hap përfundimisht i madh drejt sigurimit të titullit të dytë brenda në tri sezonet e fundit.

Drita e fitoi titullin më 2018 pikërisht në një duel të drejtpërdrejt me Prishtinën.

(Kosova Sot Online)