Legjenda e Liverpoolit: “Sterling është më i mirë se Mane”

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 16:57
Legjenda e Liverpoolit: “Sterling është më i mirë se Mane”

Raheem Sterling është më i mirë se Sadio Mane, kështu mendon Graeme Souness.

Legjenda e Liverpoolit do të dëshironte që në Anfield ta kishte Sterlingun para Sadio Manes.

Sterling realizoi një tregolësh për Manchester Cityn të shtunën kundër Brighton dhe për Souness, ai është lojtar që do të bënte dallimin edhe te Barcelona, Reali dhe Barcelona.

“Sterling është një lojtar i kompletuar. Ai do të pritje me krahët hapur kudo, te Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich”, ka thënë Souness.

“Sterling është më i ri se Mane. Kanë cilësi të ngjashme, por Sterling është që tani në nivelin e Mane”.

“Mane është 28 vjeç, Sterling 25 dhe ka akoma tre vite para se të arrijë kulmin e tij, kështu që mendoj se është një shkallë më lart”.

Graeme Souness e ka veshur fanellën e Liverpoolit për shtatë sezone. 


(Kosova Sot Online)