Policia e arreston 12-vjeçarin që e abuzoi online yllin e Premierligës

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 08:56
Policia e arreston 12-vjeçarin që e abuzoi online yllin e Premierligës

Policia britanike e ka arrestuar një djalosh 12-vjeçar, i cili i kishte dërguar mesazhe raciste yllit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, para ndeshjes kundër Aston Villës të dielën.

Zaha i postoi disa fotografi që ua kishte bërë mesazheve abuzuese që i kishte pranuar në llogaritë e veta në rrjetet sociale në mëngjesin e së dielës.

Në mbishkrimin e atyre fotografive, Zaha shkroi: “Ja çfarë pashë sapo u zgjova”.

Policia në West Midlands tha pas ndeshjes se e ka arrestuar një djalosh nga Solihuli në lidhje me këtë incident.

Zaha u abuzua vetëm dy javë pasi Premierliga e lansoi një sistem të ri i cili ua mundëson lojtarëve të Premierligës ta raportojnë abuzimin online.

Trajneri i Palace, Roy Hudson, e ka përkrahur vendimin e Zahas për dalë publikisht për abuzimin tregoi se të dy klubet janë duke punuar për ta identifikuar personin përgjegjës.

“Është trishtuese që një lojtar të zgjohet ditën e ndeshjes dhe të abuzohet në mënyrë frikacake dhe neveritshme”, tha Hudson. 

(Kosova Sot Online)