Ndërron jetë kampioni britanik i MMA, Jahreau Shepherd

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 09:22
Ndërron jetë kampioni britanik i MMA, Jahreau Shepherd

Kampioni britanik i MMA-së, Jahreau Shepherd, ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare.

Mediat kanë raportuar se vdekja e tij ishte e papritur, ndërkohë që pritet të konfirmohet shkaktari.

Shepherd ka qenë kampion në kategorinë e peshave të mesme të lehta në promovuesit e MMA, Contenders, të cilët e konfirmuan lajmin e hidhur në Instagram.

“Të gjithë te Contenders janë absolutisht të dëshpëruar pas lajmit për vdekjen e Jahreau Shepherd. Jay, kampioni ynë në kategorinë e mesme të lehtë, ka qenë shumë i talentuar dhe i këndshëm për të qëndruar me të, personalitet i madh me buzëqeshke të madhe dhe infektuese”.

“Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të tmerrshme. Pusho në paqe kampion”, shkruhet mes tjerash në postimin Contenders.

Ngushëllime familjes dhe miqve u kanë shprehur emra të shumta nga bota e arteve të përziera marciale.

(Kosova Sot Online )