Shtyhet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

  • 13 July 2020 - 15:53
 Shtyhet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

Federata e Boksit e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë turneun tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Këtë e ka bërë të ditur kjo Federatë, e cila i ka dhënë edhe arsyet e vendimit të marrë.

“Siq po vëreni, Kosova po kalon valen e dytë të pandemisë me numer të shtuar të të infektuareve me Corona virusin Covid-19. Numri i të infektuarëve në baza ditore e ka kaluar 200 dhe ka tendence të rritjes. Nisur nga fakti se Federata e Boksit, ne rend të pare, e ka ruajtjen e shendetit te sportistëve, perkunder pergatitjeve te bera në teresi dhe perkundër konfirmimeve për pjesemarrje të boksereve nga shtetet fqinje, në konsultim me MKRS dhe KOK dhe duke përfillur rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës (në bashkepunim me MSH dhe IKSHP), ka vendosur ta shtyej turneun  tradicional të 12 me radhë të  Boksit për kategorite e reja “Lah Nimani” i paraparë të mbahet në Prishtinë, me 18 Korrik 2020. Turneu shtyhet per kohë të pacaktuar!”, ka njoftuar Federata e Boksit.

Ajo kërkon mirëkuptim nga partnerët e saj, prej sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, delegatëve, zyrtarëve dhe shikuesve për ketë vendim që vjen si rezultat i zhvillimeve me pandeminë.

(Kosova Sot Online)