Bartomeu: Barcelona ende e analizon transferimin e Lautaros

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 16:42
Bartomeu: Barcelona ende e analizon transferimin e Lautaros

Presidenti Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se Barcelona është duke e analizuar transferimin e mundshëm të Lautaro Martinezit nga Interi në këtë verë.

Blaugranasit ka kohë që lidhen me një transferim të sulmuesit argjentinas, mirëpo nuk po dakordohen me Nerazzurët për shumën e lojtarit. Por, Bartomeu ka zbuluar se bisedimet me Interin do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj vere.

“Ky afat i transferimeve do të jetë i çuditshëm. Klubet nuk mund të shpenzojnë shumë shkaku i krizës nga pandemia botërore, por Barca gjithmonë ka qenë protagonist në afatet e transferimeve”, ka thënë ai për Spanish TV3.

“Në rastin e Lautaros, negociatat janë duke vazhduar dhe kemi biseduar me Interin para disa javësh. Tani, ne po e analizojmë situatën”, ka shtuar më tej Bartomeu. Interi kërkon mbi 120 milionë euro për shërbimet e Lautaros, derisa Barcelona është e gatshme që të ofrojë dy lojtarë dhe një shumë të hollave.

(Kosova Sot Online )