“Me një apo dy nënshkrime, United lufton për titull”

  • S.A /
  • 13 July 2020 - 16:47
“Me një apo dy nënshkrime, United lufton për titull”

Manchester United janë bërë një “forcë e shkëlqyeshme”, pretendon Mark Bosnich, me Djajtë e Kuq që konsiderohet të jenë vetëm “një ose dy nënshkrime” larg nga të qenit sfidues të titullit të Premierligë. Ish portieri i Djajve të Kuq ka thënë për Sky Sports se sheh që Unitedi është këndellur dhe se së shpejti do të jetë atje ku e ka vendin.“Mendoj se ata kanë qenë shumë të mirë për ca kohë, madje edhe para rifillimit. Rinisja vetëm e ka konfirmuar atë që të gjithë menduan dhe në thelb vërtetuan shumë për sa i përket faktit se [Paul] Pogba së bashku me [Bruno] Fernandes e kanë kthyer Unitedin në një fuqi”.

“Edhe para kësaj, ata ishin në një ecuri të jashtëzakonshme, por duke parë ata pas kësaj – ata kanë qenë absolutisht fantastikë”. “Mendoj se me një ndoshta edhe dy nënshkrime të tjera, herët apo vonë do të jenë sfidues për vendin e parë”. United sot ka një mundësi të artë, të pushtojë vendin e tretë, që dërgon në Ligën e Kampionëve. “Djajtë e Kuq përballen me Southamptonin nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )