Klopp, i interesuar për Kombëtaren gjermane

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 18:13
 Klopp, i interesuar për Kombëtaren gjermane

Trajneri i Liverpoolit nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë selektor i Gjermanisë në të ardhmen

Jurgen Klopp i ka arritur majat e suksesit me Liverpoolin në dy sezonet e fundit.

Vitin e kaluar u shpall kampion i Evropës, ndërsa së fundmi edhe kampion i Anglisë.

Por, ish-trajneri i Borussia Dortmundit e ka një dëshirë të madhe për të ardhmen.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se Klopp synon që pas përfundimit të kontratës me “Reds” ta marrë në dorë Kombëtaren e Gjermanisë.

Ai ka kontratë me klubin nga “Anfield Road” deri në vitin 2024.

(Kosova Sot Online)