Policia nis hetimet kundër djalit 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 20:40
 Policia nis hetimet kundër djalit 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos

Djali 10-vjeçar i Cristiano Ronaldo është filmuar duke hipur në një motor uji i vetëm në pamjet e ngarkuara në faqen e tezes së tij në Instagram dhe policia ka filluar hetimet.

Mediat portugeze pretendojne se videoja, që thuhet se është bërë të shtunën në Paul do Mar në jug të Madeiras ku Cristiano Ronaldo Jr po pushon me të afërmit, u nda edhe nga babai i tij i famshëm i futbollit dhe daja i tij, por më pas e hoqën.

Shefi i policisë detare, Guerreiro Cardoso, konfirmoi të hënën se lidhur me këtë çështje, tashmë janë duke u zhvilluar hetime.

Ai i tha gazetës portugeze Expresso se janë në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe hetimet kanë nisur, ka mundësi që djali Ronaldos të dënohet me një shumë të majme parash, diçka që nuk do ta kishte aspak problem Cristiano.

(Kosova Sot Online)