Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, asistuesi dhe golashënuesi më i mirë

  • E.K /
  • 13 korrik 2020 - 21:27
 Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, asistuesi dhe golashënuesi më i mirë

Njëri ka më shumë gola, tjetri ka më shumë asistime.

Cristiano Ronaldo në Serie A, Lionel Messi në La Liga – edhe pse në Liga të ndryshme, rivaliteti vazhdon mes tyre, ashtu siç kur luanin bashkë në Spanjë.

Sido që të jetë, duhet pranuar se sa i përket shifrave, ata tani nuk janë më të mirët, ka të tjerë që kanë shënuar më shumë.

Por, edhe në këtë moshë, Ronaldo 35 dhe Messi 33, ata vazhdojnë të bëjnë dallimin.

Sa i përket konkurrencës mes tyre, tashmë paksa më e zbutur se vite më parë kur shtyheshin për gjithçka – njëri është golashënues më i mirë se tjetri, ndërsa tjetri asistuesi më i mirë për sezonin 2019/20.

Cristiano deri më tani ka shënuar 32 gola në 41 paraqitje, 28 prej tyre kanë ardhur në Serie A.

CR7 qëndron më mirë në këtë aspekt se Messi, që ka shënuar 27 në 40 paraqitje, 22 prej të cilave kanë ardhur në La Liga.

Por, Messi është asistues shumë më i mirë se Ronaldo këtë sezon.

Leo deri më tani ka dhuruar 25 asiste, 21 prej tyre në La Liga – kurse Ronaldo vetëm 7 asiste.

(Kosova Sot Online)