Mbrojtësi i Kosovës shënon gol në Suedi

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 22:32
 Mbrojtësi i Kosovës shënon gol në Suedi

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka vazhduar me formën mbresëlënëse te skuadra e Kalmarit.

Futbollisti shqiptar ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Elfsborgut.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e shtatë në kampionatin elitar suedez.

Aliti shënoi gol në minutën e 14′.

Pas shtatë javësh, Kalmar gjendet në mesin e tabelës në Suedi.

(Kosova Sot Online)