Man United mbetet jashtë zonës Champions, pranon gol në minutën e 96’

  • E.K /
  • 13 korrik 2020 - 23:22
 Man United mbetet jashtë zonës Champions, pranon gol në minutën e 96’

Gabim që mund t’i kushtojë shumë, Manchester United ka pranuar gol në minutën e 96’ për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja që vlente shumë për “Djajtë e Kuq”.

Manchester United ka barazuar 2-2 me Southamptonin në Old Trafford duke mos i shfrytëzuar gabimet e rivalëve Chelsea dhe Leicester City, pasi kishte mundësinë të pushtojë pozitën e tretë në Premierligë, ndërsa tani ka mbetur në pozitën e pestë me 59 pikë.

Ekipi i Solskjaer e humbi mundësinë që të hyjë në zonën Champions dhe tani duhet të luftojë shumë në tri ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në gabime të tjera të Chelsea dhe Leicester.

United e nisi keq takimin, Stuart Armstrong e dërgoi topin në rrjet për mysafirët në minutën e 12’, por vendasit reaguan për të përmbysur gjithçka.

Sulmuesi, Marcus Rashford shënoi për 1-1 në minutën e 21’, pak minuta më vonë, në atë të 24, Anthony Martial shënoi një gol të bukur për 2-1, të 16 këtë sezon, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Në pjesën e dytë, United uli ritmin e lojës, duke u kënaqur me 2-1, por në minutën e 96’, Michael Obafemi shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2, duke ia mohuar mundësinë Unitedit që të hyjë në zonën Champions.

(Kosova Sot Online)