Klopp cakton datën e largimit nga Liverpooli

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 09:15
Klopp cakton datën e largimit nga Liverpooli

Jurgen Klopp ka caktuar datën e largimit nga Liverpooli. Trajneri gjerman planifikon të largohet nga Anfield kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.

Në dhjetor të vitit 2019, 53-vjeçari kishte arritur marrëveshje të re me klubin, të cilit këtë sezon ia siguroi titullin e parë të Ligës Premier pas tri dekadash.

Ndërkaq, paraprakisht, i kishte udhëhequr Redsat drejt triumfeve në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Sfidat e radhës të trajn erit janë që të mbështetet në suksesin e arritur dhe të vendosë një dinasti të re me klubin, gjë të cilën planifikon ta bëjë në katër vitet e ardhshme.

“Katër vite te Liverpooli”, është përgjigjur Klopp për SWR Sport, kur është pyetur se sa planifikon të qëndrojë në Anfield. Më tej, ai ka theksuar se do të kthehet në Gjermani dhe ndoshta do të bëjë një pushim njëvjeçar para se të marrë drejtimin e një klubi tjetër, apo ndoshta ndonjë ekipi kombëtar.

(Kosova Sot Online )