Federata organizon “Ferizaj Cup 2020”, çiklistët ftohen në shtegun prej 7 kilometrave

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 10:13
Federata organizon “Ferizaj Cup 2020”, çiklistët ftohen në shtegun prej 7 kilometrave

Federata e Çiklizmit e Kosovës i ka ftuar të gjithë çiklistët e interesuar në garën “Ferizaj Cup 2020”, që që do të zhvillohet të dielën.

Në shtegun prej shtatë kilometra janë ftuar të garojnë të gjithë qytetarët dhe çiklistët e interesuar. Gara do të zhvillohet të dielën, më 19 korrik, dhe do të nisë në orën 11:00.

“Çiklistë dhe entuziastë të çiklizmit, ftohen të marrin pjesë në garën Road Race “Ferizaj Cup 2020”. Aktiviteti mbahet të dielën më 19 korrik 2020, ora 11:00 duke u nisur nga Pallati i Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Federatës.

“Shtegu i garës do të jetë i gjatë 7 kilometra. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët (meshkuj & femra), si dhe çiklistët e regjistruar në klube”. “KUJDES: Patjetër merrni helmetat, ato janë obligative!”

(Kosova Sot Online )