“Gëzuar për paratë” – Masvidal humbi nga Usman, por është i kënaqur me përfitimin

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 10:45
“Gëzuar për paratë” – Masvidal humbi nga Usman, por është i kënaqur me përfitimin

Jorge Masvidal është larguar nga Abu Dhabi pas meçit historik të UFC-së në Fight Island, ndërsa është shfaqur në aeroplan duke pirë me ekipin nga brendi i pijes së tij alkoolike.

Ylli i arteve të përziera marciale ishte zëvendësim i vonshëm për duelin ndaj Kamaru Usman në kuadër të ‘UFC 251’, pasi që kundërshtari fillestar, Gilbert Burns, ishte tërhequr sepse rezultoi pozitiv në coronavirus.

35-vjeçari kishte kërkuar një shumë të madhe parash për të qenë pjesë e këtij turneu dhe besohet të ketë përfituar së paku gjysmë milion dollarë. Megjithatë, ai nuk befasoi që të regjistronte fitore befasuese në tetëkëndësh, duke qenë se Usman e dominoi pjesën më të madhe të meçit duke fituar me pikë.

Sidoqoftë, përkundër humbjes së 14-të në karrierë, Masvidal nuk ishte i zhgënjyer, pasi është shfaqur duke festuar me miqtë e tij rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gëzuar për fitimin e parave. Kemi një thënie një spanjisht: ‘Mezcal (pije alkoolike) në kohë të mira dhe Mezcal në kohë të këqija. Kjo nuk është kohë aq e keqe. Nuk shkoi 100 për qind sipas planit, por po largohemi me një pjesë të madhe të planit”, dëgjohet duke thënë ylli i UFC-së në videon e publikuar në Instagram.

(Kosova Sot Online )