Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 11:46
Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

Manchester Unitedi u ndal me barazim 2:2 nga Southamptoni të hënën shkaku i një goli të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes. Ky barazim ia pamundësoi Unitedit të ngrihet në pozitën e tretë në tabelë dhe tani tifozët e kanë vërejtur një veprim të çuditshëm të kapiteni Harry Maguire gjatë atij aksioni.

Southamptoni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Stuart Armstrong, mirëpo Manchester Unitedi reagoi shpejt përmes golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Djajtë e Kuq dukej se do të ngriheshin në pozitën e tretë në tabelë, mirëpo ata mbetën të pestit dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, pasi Michael Obafemi ia fitoi një pikë Southamptonit me golin e tij të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.

Southamptoni e shënoi golin e barazimit nga korneri dhe tani tifozët e kanë vërejtur se Maguire nuk e kishte mbrojtur ndonjë rival gjatë atij korneri, por bashkëlojtarin e tij Aaron Wan-Bissakan.

Megjithatë, pas ndeshjes Maguire tha se Manchester Unitedit është përmirësuar në mbrojtje kundër aksioneve nga ndërprerjet.

“Ne jemi përmirësuar në mbrojtje të aksioneve nga ndërprerjet. Ne e kishim një rekord të mtmerrshëm në fillim të sezonit, por kemi qenë shumë mirë në ndërprerje së fundi”, ka thënë Maguire.

“Ne jemi të zhgënjyer për momentin, por duhet të nisim të ecim përpara duke nisur qysh nga e nesërmja”.

E përkundër që ndodhen në pozitën e pestë, Manchester Unitedi e ka të garantuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëse i fiton ndeshjet e mbetura të këtij sezoni – gjë të cilën Matic beson se skuadra e tij do ta bëjë.

(Kosova Sot Online )