Mesut Ozil mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

  • S.A /
  • 14 July 2020 - 11:50
Mesut Ozil mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Mikel Arteta e ka bërë të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me situatën e Mesut Ozil, i cili është lënë sërish jashtë skuadrës së Arsenalit.

31-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga rikthimi i futbollit, ndërsa trajneri më herët ka thënë se kjo ka ndodhur për arsye taktike.

Më pas është thënë se mospërfshirja e tij as në bankën rezervë kishte të bëjë me një lëndim që ka pësuar në shpinë.

Sidoqoftë, në ndeshjet e fundit nuk është përmendur një lëndim i tillë dhe meqenëse kontrata e Ozil me Topçinjtë skadon në vitin e ardhshëm – sipas The Sun – mund të ndodhë që ai të mos luajë më për Arsenalin. Për herë të fundit, mesfushori ka luajtur si zëvendësues ndaj Southamptonit, kur tifozët e kishin ngacmuar duke nxjerrë një ombrellë për ta mbrojtur nga dielli.

Pas ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur, Arteta u ka thënë gazetarëve se nuk ka ndonjë përditësim lidhur me situatën e Ozil: “Ai është në të njëjtën pozitë siç ka qenë javën e kaluar po dy javë më parë”.

“Dhe kemi thënë se do ta menaxhojmë gjithçka nga brenda”, ishin fjalët e trajnerit, i cili kur u pyet se çfarë mendonte me këtë, deklaroi: “(Kjo do të thotë) se nuk kam asgjë për të thënë”.

(Kosova Sot Online )