“Kur të pensionohet Federer, do të pensionohem edhe unë”

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 12:42
“Kur të pensionohet Federer, do të pensionohem edhe unë”

Në vitin 2012, tenisti kroat Ivan Ljubicic vendosi të tërhiqej nga sporti. Ai qëndroi në cirkuit si trajner, por në vitin 2016 ai mori një telefonatë urgjente  nga Roger Federer. Zvicerani, asokohe fitues i 17 grand slam, i kërkonte të bëhej trajneri i tij.

Bashkëpunimi nisi në prill të 2016-ës dhe për kroatin nuk ishte e lehtë të sillte në formën e dikurshme një tenist si Federer, që sapo vinte nga një operacion. Dëmtimi ishte më i rëndë nga parashikimi dhe atë vit zvicerani u tërhoq përfundimisht.

Viti 2017 ishte madhështor për Federer, që fitoi 54 nga 59 ndeshjet e luajtura, përfshi edhe 2 grand slam (Australian Open dhe Wimbledon). Federer u rikthye numri 1 në botë, triumfoi sërish në Australian Open (2018) dhe arriti kuotën e 20 grand slam.

Një bashkëpunim ky mes Ljubicic dhe Federer që ka dhënë frutet e duhura, aq sa trajneri kroat i shpreh besnikërinë zviceranit. “Pas Roger Federer nuk do të stërvis më asnjë tenist tjetër. Pasi Roger të vendosë të tërhiqet, atëherë edhe unë do të largohem përfundimisht nga sporti. Ai është maksimumi për një trajner”, tha Ljubicic. 

(Kosova Sot Online)