Motra e Ronaldos fut në telashe familjen, nisin hetimet

  • A.P /
  • 14 July 2020 - 13:06
Motra e Ronaldos fut në telashe familjen, nisin hetimet

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet djali 10-vjeçar i “yllit” të Juventusit mbi një motor uji (jet ski) në Paul do Mar, në jug të ishullit Madeira.

Edhe pse e ka fshirë shumë shpejt videon, nuk u ka shpëtuar syve të mprehtë, që e kanë ruajtur menjëherë. Autoritet në Portugali kanë hapur një hetim për rastin në fjalë, pasi është e pakonceptueshme që një djalë 10-vjeçar të ngasë një motor uji, pasi, përveçse jetën e tij, rrezikon edhe të të tjerëve.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, gjobat për personat që ngasin pa licencë mjete të tilla ujore shkojnë nga 13 mijë deri 67 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)