Conte paralajmëron Eriksenin: Në Itali ka standarde të larta

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 13:53
Conte paralajmëron Eriksenin: Në Itali ka standarde të larta

Christian Eriksen është paralajmëruar nga trajneri i Interit, Antonio Conte, se ai duhet ta përmirësojë nivelin e tij të lojës për t’i arritur standardet në Itali. Në konferencën për media, Conte ia ka theksuar danezit se ai nuk është më në Angli.

Mesfushori danez u transferua në San Siro gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi i kishte shijuar gjashtë vjet e gjysmë në Premierligë me Tottenhami.

Ai kishte kontribuar me 69 gola dhe 89 asiste në kauzën për Tottenhamin, duke ia mundësuar atij kështu ta fitojë reputacionin si njëri ndër talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.

Interi e shfrytëzoi mundësinë për ta përforcuar mesfushën e vet me një lojtar të tillë në janar, mirëpo 28-vjeçari nuk ka arritur ta dëshmojë veten në të njëjtën mënyrë në Milano.

Conte e ka pranuar se Eriksen duhet të përmirësohet nëse dëshiron ta fitojë një vend në formacionin e parë të Tottenhamit, pasi ia dha danezit vetëm gjashtë minuta lojë në fitoren 3:1 kundër Torinos.

“Ai duhet të tregojë se i ka disa cilësi të caktuara, se duhet një baraspeshë. Ai po përmirësohet dhe është i vetëdijshëm se i është bashkuar një klubi ambicioz që po kërkon shumë nga ai”, ka thënë Conte.

“Standardet janë të larta në Itali. Sa më i njohur të jesh, aq më shumë presin njerëzit nga ti. Kam punuar në Angli dhe situata këtu është më e mirë, më paqësore. Ai është i përkushtuar dhe po bën punë të mirë, por unë duhet të marrë vendime në të mirën e Interit”.

“Kur unë e zgjedh një lojtar, nuk e shikoj nga qafa e lart. Unë dua të vazhdoj kështu. Kjo skuadër ka shpirt të mrekullueshëm. Nganjëherë ata vetë duhet të besojnë më shumë në cilësinë e tyre”. 

(Kosova Sot Online)