Reali e lë të lirë Balen

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:20
 Reali e lë të lirë Balen

Ylli uellsian i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zidane dhe pritet të largohet gjatë verës.

Real Madridi është i gatshëm ta lë të lirë Gareth Balen gjatë kësaj vere.

Edhe pse ylli uellsian ka kontratë edhe dy vjet me gjigantin spanjoll, “Los Blancos” mund ta lënë atë të largohet pa dëmshpërblim.

Bale i ka prishur përfundimisht punët me trajnerin Zinedine Zidane dhe në ndeshjet e fundit nuk është inkuadruar fare në lojë.

Madje, ai ka bërë edhe gjeste të pahijshme dhe të pamatura në bankinë.

Mediumi britanik “ABC” shkruan se ish-futbollisti i Tottenhamit mund të rikthehet në Premierligë këtë verë.

Ai mund të jetë lojtar i lirë dhe mund të zgjedh më lehtë klubin në të cilin dëshiron të transferohet.

(Kosova Sot Online)