Zbulohet orari i të gjitha ndeshjeve të mbetura në Superligë

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 16:24
 Zbulohet orari i të gjitha ndeshjeve të mbetura në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar orarin e plotë të të gjitha ndeshjeve të mbetura në atë që po vlerësohet si kampionati më interesant pas lufte në Superligë, me katër skuadra praktikisht në garë për titull.

Është publikuar orari i ndeshjeve të tri xhirove të fundit për sezonin 2019/20 në Ipko Superligë.

Të gjithë ndeshjet e javës së 31-të do të zhillohen këtë të shtune, me fillim në orën 17:00.

Në këtë ditë takohen mes vete katër skuadrat e para në renditje, liderja Drita e pret vendin e tretë dhe rivalin e qytetit, Gjilanin, ndërsa vendi i dytë, Ballkani është nikoqir i vendit të katërt, Prishtinës.

Java e parafundit zhvillohet mesjavën e ardhshme, me Dritën dhe Drenicën që takohen të martën, ndërsa të mërkurën pesë duele të tjera, përfshirë derbin mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Java e fundit, e cila po ashtu sjell duele derbi, do të luhet të dielën më 26 korrik. Të gjitha ndeshjet nisin në të njëjtën kohë, në orën 17:00.

Atë ditë do të takohen Ballkani dhe Drita, një ndeshje që mund të jetë finale për titull.

Orari është si vijon:

Java e 31-të

E shtunë, 18.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Vushtrria

Ferizaj – Dukagjini

Trepça ‘89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilani

Java e 32-të

E martë 21.07.2020 – ora 17.00

Drita – Drenica

E mërkurë, 22.07.2020 – ora 17.00

Gjilani – Ballkani

Prishtina – Flamurtari

Feronikeli – Trepça ’89

Llapi – Ferizaj

Dukagjini – Vushtrria

Java e 33-të

E diel 26.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Dukagjini

Vushtrria – Llapi

Ferizaj – Feronikeli

Trepça ‘89 – Prishtina

Flamurtari – Gjilani

Ballkani – Drita

(Kosova Sot Online)