Interi interesohet për Mandzukicin

  • G.G /
  • 14 July 2020 - 17:01
Interi interesohet për Mandzukicin

“Nerazzurri” synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere sulmuesin kroat, i cili luan në Al Duhail, ku kishte kaluar nga Juventusi

Interi duket se e ka gjetur sulmuesin që po e kërkon qe një kohë.

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, shkruan portali italian “Calciomercato”.

34 vjeçari e kaloi këtë sezon në fanellën e ekipit Al Duhail, ku ishte transferuar nga Juventusi.

Por, përfaqësuesi kroat tash është lojtar i lirë dhe mund të përfundojë tek Zikaltrit.

Gjithashtu, Interi i pëlqen edhe Olivier Giroudin e Chelseat dhe Edin Dzekon e Romës.

Antonio Conte po i shikon këto alternativa në rast të largimit të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës.

(Kosova Sot Online)