Zbulohet periudha kur do ta transferojë Reali Mbappen

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 19:29
 Zbulohet periudha kur do ta transferojë Reali Mbappen

“Los Blancos” shprehen optimistë se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021

Real Madridi beson se do ta transferojë Kylian Mbappen vitin e ardhshëm.

Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” shprehen të bindur se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021.

21 vjeçari ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022.

Dhe, nëse përfaqësuesi francez nuk e vazhdon të, Reali do ta ketë më të lehtë ta transferojë lojtarin vitin tjetër.

Mbretërit e donin Mbappen për këtë verë, por kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus ua prishi punët atyre.

Edhe vetë kampioni i botës me Francën duket se është i interesuar për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Kampioni francez mund t’i kërkojë deri në 200 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Monacos.

(Kosova Sot Online)