Formacionet e mundshme të derbit në Ligën Premier: Arsenal – Liverpool

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 11:22
Formacionet e mundshme të derbit në Ligën Premier: Arsenal – Liverpool

Arsenali do të jetë nikoqir i Liverpoolit për përballjen në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

The Gunners po luftojnë për një vend në Ligën e Evropës, derisa kanë mbetur edhe nëntë pikë në dispozicion, e që është në vendin e nëntë me 50 pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli që tashmë është shpallur kampion i Ligës Premier, nuk ka objektive të mëdha për të luftuar për tri pikë.

Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të zhvillohet në stadiumin Emirates, gjersa Topçinjtë i pret përballje shumë e vështirë.

Për këtë sfidë, Mikel Arteta nuk mund të llogarisë në Callum Chambers, Matteo Guendouzi (vendim i trajnerit), Bernd Leno, Pablo Mari, Martinellin Eddie Nketiahn (karton i kuq) dhe Mesut Ozilin.

Në anën tjetër, Liverpoolit do të jetë vetëm pa Jordan Hendersonin dhe Joel Matipin, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Martinez; Mustafi, Luiz, Kolasinac; Soares, Xhaka, Ceballos, Tierney; Saka, Lacazette, Aubameyang.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

(Kosova Sot Online )