Zyrtare: Milani e blen Kjaer nga Sevilla

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 11:49
Zyrtare: Milani e blen Kjaer nga Sevilla

Milani ka bërë të ditur se e ka transferuar në formë permanente mbrojtësin e huazuar nga Sevilla, Simon Kjaer, për një shumë që raportohet të jetë 3.5 milionë euro.

Ish-mbrojtësi i Atalantas u transferua në Milan në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubit kuqezi iu dha opsioni për ta blerë danezin në fund të periudhës së huazimit dhe Milani ka vendosur t’i investojë 3.5 milionë eurot e nevojshme për ta mbajtur qendërmbrojtësin

 

Afati i fundit kohor që Milani e ka për shfrytëzimin e opsionit për blerjen e Kjaer skadonte sot, mirëpo kuqezinjtë e arritën marrëveshjen për transferimin e futbollistin të martën, kur u pajtuan për detajet me Sevillën.

Kjaer ka luajtur në 14 ndeshje të Serisë A që nga transferimi i tij në janar dhe e ka zënë vendin në formacion si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit si dhe partneri kryesor i Alessio Romagnolit.

Kjaer tani bëhet lojtar i dytë i huazuar nga Milani që fiton kontratë permanente në klub këtë muaj, pas Alexis Saelemaekers.

(Kosova Sot Online )