Rashica, i shtrenjtë për Leipzigun

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 12:39
Rashica, i shtrenjtë për Leipzigun

Werder Bremeni nuk po pranon ta shesë yllin kosovar për një shumë më të ulët se 25 milionë euro

Leipzigu është për momentin klubi më i interesuar për shërbimet e Milot Rashicës.

Mirëpo, kërkesa e Werder Bremenit për yllin kosovar po duket e lartë nga ana e Leipzigut.

Klubi aktual i përfaqësuesit kosovar i do 25 milionë euro për kartonin e 24 vjeçarit.

Ndërkohë, Leipzigu deri tash i ka ofruar 15 milionë euro plus 3 milionë të tjerë nga bonuset.

Rashica është i interesuar për t’u larguar nga Werderi dhe po pret që ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

Ylli kosovar do të ishte i kënaqur nëse i bashkohet Leipzigut, ku do ta kishte mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Por, atë e duan edhe Borussia Dortmundi e Hertha Berlini në Gjermani.

Gjithashtu, në Itali e pëlqejnë Milani, Napoli dhe Lazio.

Kurse, në Angli vushtrriasin e vëzhgojnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka realizuar 11 gola këtë sezon dhe ishte lojtari kryesor i Bremenit në dy sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online)