Federata kujton udhëtimin historik: Në Spanjën që s’na njeh gjetëm flamurin dhe himnin tonë

  • A.P /
  • 15 July 2020 - 13:43
Federata kujton udhëtimin historik: Në Spanjën që s’na njeh gjetëm flamurin dhe himnin tonë

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka kujtuar udhëtimin historik në Spanjë, kur Kombëtarja U-21 u bë e para përfaqësuese e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll shkroi historinë në korrik të vitit të kaluar, duke u bërë Kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

“Dardanët” fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror. Që nga fillimi kosovarët kishin qenë në epërsi, e madje epërsia në një moment kishtar arritur deri në tetë gola.

Kampionati Botëror 2019 u mbajt në Spanjë në korrik të vitit 2019 dhe sot Federata e Hendbollit e ka kujtuar atë udhëtim historik, duke shkruar se si në Spanjën që s’e njeh pavarësinë e Kosovës ata e gjetëm flamurit dhe himnin e Kosovës.

 “Një vit më parë udhëtuam për në Spanjë. Si shumë herë deri më tani me mision për të shkruar histori – për t’u bërë të parët nga Kosova në sportet ekipore që garuam në ngjarjen kryesore, kampionat botëror”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Hendbollit.

“Në Spanjën që nuk na njeh, gjetëm flamurin e Kosovës, dëgjuam himnin tonë. Shtetin e përfaqësuam me dinjitet në botërorin e juniorëve, përkrah superfuqive të sportit”.

“Këtë, si zakonisht, e bëri të mundur hendbolli, djemtë tanë, federata jonë. Spanja ishte vetëm një stacion në rrugëtimin tonë për nivel gjithnjë e më lartë”.

“Nuk ka gjasa të ndalemi, ndonëse kjo mund t’i pengojë dikujt…” 

(Kosova Sot Online)