Rrëfimi për Mario Gotzen: Sëmundja e çuditshme dhe potenciali i papërmbushur

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 14:56
Rrëfimi për Mario Gotzen: Sëmundja e çuditshme dhe potenciali i papërmbushur

Disa gola që janë shënuar ndër vite të sjellin një pamje të drithëruese të futbollit, në mesin e tyre është edhe ajo e Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014.

Për të plotësuar harkimin nga e majat prej Andre Schurrles në kohën shtesë, Mario Gotze bëri një vrapim nga e djathta, për të shënuar në portën e Argjentinës me Sergio Romeron që ishte i pafuqishëm të ndalte atë.

Lojtari 22-vjeçar filloi festën e tij me shumë emocion, pasi e dinte se ndeshja kishte përfunduar aty dhe ata ishin kampion botë.

Para atij akti historik, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low i kishte thënë Gotzes: “Trego se je më i mirë se Messi”.

“Messi Gjerman” shënoi më këmbën e tij më të dobët (të majtën) në portën e Romeros, e nga ai moment e tutje, pritej shumë nga ai.

Në fund të shkurtit të vitit 2015, Borussia Dortmundi njoftoi se Gotze ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë metabolike, të identifikuar në raportet mediatike si miopati, një çrregullim i muskujve i cili mund të shkaktojë lodhje dhe shtim në peshë.

Miopatia është sëmundje e muskujve, në të cilën fijet muskulore nuk funksionojnë si duhet. Kjo rezulton në dobësi muskulore. Nga vet fjala miopati (nga greqishtja: myo-muskul dhe patheia – sëmundje), nënkuptohet se defekti primar është brenda muskulit.

Simptomat më të shpeshta janë dobësia muskulore, ngërçet, ngurtësia dhe tetania (spazme të vazhdueshme muskulore).

Skuadra gjermane në atë njoftim potencoi se mesfushori ofanziv kishte humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmi bëri bujë në mediat evropiane dhe dukej se karriera e tij po përfundonte, pas atij goli historik në finalen e Kupës së Botës dhe dukej se potenciali i tij nuk do të përmbushej.

Gjersa kishte bërë debutimin te Dortmundi i Jurgen Kloppit si 17-vjeçar në vitin 2009 – i nënti lojtar më i ri në histori të Bundesligës, Gotze kishte arritur po ashtu të fitonte edhe titullin në edicionin 2011/12.

Në atë sezon kishte arritur të shënonte shtatë gola në 33 paraqitje, statistika këto mjaftë të mira për një lojtar të ri.

Në anën tjetër, goli i tij i parë te Gjermania erdhi në miqësoren që e fituan 3-2 ndaj Brazilit, me tifozët që kishin shijuar performancën e tij dhe driblimet në disa lojtarë brazilian në Maracana.

“Chubby Fairy” – kështu i lanë nofkën lojtarët e Dortmundit, Gotzes, pasi ai dështoi që të humbiste peshë, javë më pas kur kishte shënuar golin e parë te “Die Manschaft”.

Pesha e tij e shtuar u vërejt edhe në takimin ndaj Austrisë në kualifikimet për Kampionatin Evropina dhe lëvizjet e tij me top tashmë ishin rënduar.

Trajnerët gjerman në vitin 2012 e kishin vlerësua talentin e tij: Low kishte thënë: “Një super-talent”, Matthias Sammer: “Një talent që nuk e kemi pasur asnjëherë më parë” dhe Felix Magath: “Një talent në një shekull”.

Kur Bayern Munich kishte paguar klauzolën e tij 37 milionë euro për të marrë atë nga Dortmundi në verën e vitit 2013, Franck Becekenbaur kishte thënë për Gotzen: “Sulmuesi më i mirë gjerman”.

Edhe kaloi tri sezone te gjiganti gjerman, ai kalonte nëpër një formë të mirë ekipore dhe jo si një shkëlqim individual që e bënte Messi.

Më pas, në garat ndërkombëtare, mediat kritikuan Lowin se i kishte dhënë Gotzes merita që nuk i kishte.

Në Kupën e Botës në Brazil, Gotze kishte startuat ndaj Portugalisë dhe shënoi kundër Ganës, por që nuk kishte startuar në tri ndeshjet e ardhshme.

Një situatë e njëjtë e përcolli atë edhe në Kampionatin Evropian të mbajtur në Francë në vitin 2016. Ai startoi në të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, por jo në ato të eliminimit direkt.

Gjatë kohës së tij te Bayerni, Gotze vraponte shumë që të mbante vetën në formë, mirëpo ishte sëmundja e tij që po e ngadalësonte atë dhe nuk e lejonte të zbriste në peshë.

Mediat dhe tifozët kishin filluar të kritikonin atë me të madhe, duke e quajtur si një “Futbollistë që i pëlqejnë selfiet”, “Mungon në stërvitje”, “Talent fals”.

Por, Gotze asnjëherë nuk kishte folur për sëmundjen e tij që nuk e lejoi të përmbush potencialin e tij.

Mesfushori gjerman ishte rikthyer më pas te Dortmundi, aty ku kishte formën e lartë, mirëpo magjia ishte zhdukur tashmë dhe ai u largua në këtë verë si lojtar i lirë dhe e ardhmja ende nuk është e qartë se kur do të luajë.

(Kosova Sot Online )