Alaba i preferon këto dy ekipe

  • S.A /
  • 15 July 2020 - 15:04
Alaba i preferon këto dy ekipe

Mbrojtësi i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës David Alaba pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.Mbrojtësi i majtë austriak nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin bavarez për vazhdimin e kontratës.Prandaj, tabloidi gjerman “Bild” njofton se 28 vjeçari e preferon transferimin në Spanjë.

Bayerni do t’i kërkojë 36 milionë euro për futbollistin, i cili mund të luajë edhe në mesfushë. Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për përfaqësuesin austriak.

Por, ai më shumë do ta preferonte transferimin në Real Madrid ose në Barcelonë. Alaba ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.

(Kosova Sot Online )