Arsenali e sfidon kampionin sonte

  • G.G /
  • 15 July 2020 - 16:03
Arsenali e sfidon kampionin sonte

Liverpooli do ta kërkojë fitoren në Londër për ta ndjekur rekordin e më së shumti pikëve në sezon, të cilin aktualisht e mban Manchester City

Arsenali do ta sfidojë sonte kampionin e ri të Anglisë, Liverpool.

“Topçinjtë” do ta kërkojnë fitoren për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Europa League.

Aktualisht, “Gunners” gjenden në vendin e nëntë në tabelë me 50 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Wolverhamptoni, i cili e zë një vend që çon në Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, “Reds” do t’i kërkojnë të tria pikët në “Emirates Stadium” për ta ndjekur rekordin e Manchester Cityt prej 100 pikësh të tubuar brenda një sezoni.

Ekipi i Jurgen Kloppit ka nevojë për tri fitore në tri ndeshjet e fundit për ta arritur një gjë të tillë.

Kjo njëherësh do të jetë një përballje shqiptarësh: Granit Xhaka e Shkodran Mustafi në njërën anë dhe Xherdan Shaqiri në anën tjetër.

Ndeshja në mes të Arsenalit dhe Liverpoolit do të fillojë në orën 21:15.

Sonte luan edhe Manchester City, i cili do të ketë punë me Bournemouthin.

“Citizens” do të luajnë vetëm për prestigj, ndërsa kundërshtarit i nevojitet fitorja në tentim për të mbetur në Premierligë.

Kjo ndeshje fillon në orën 19:00.

(Kosova Sot Online)