Man City ia mësyn Jimenezit

  • E.K /
  • 15 korrik 2020 - 18:17
 Man City ia mësyn Jimenezit

“Citizens” po planifikojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm pasi iu hoq dënimi për mospjesëmarrje në Champions.

Manchester City po planifikon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

“Citizens” do të bëjnë ndryshime në ekip mbi të gjitha pasi e fituan ankesën ndaj UEFA-s për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, mediumi “ESPN” raporton se City ia ka mësyrë sulmuesit të Wolverhamptonit, Raul Jimenez.

Wolves janë të vetëdijshëm se do ta kenë të vështirë ta mbajnë futbollistin meksikan.

Jimenez ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2023.

Prandaj, Wolverhamptoni mund ta kërkojë një shumë të konsiderueshme parash për të.nteresim për Jimenezin ka shfaqur më herët edhe Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online)