Sarri i dëshpëruar me barazimin ndaj Sassuolos: Na mungon qëndrueshmëria

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 08:22
Sarri i dëshpëruar me barazimin ndaj Sassuolos: Na mungon qëndrueshmëria

Maurizio Sarri ka folur pas barazimit 3-3 me Sassuolon duke thënë se e pranon se Juventusi ka një potencial shumë të madh dhe në raste tjera ju lë të hutuar.  Bianconerët kaluan në epërsi 2-0 brenda 12 minutave falë golave ëtë Danilo dhe Gonzalo Higuain, por Sassuolo u kthye për të udhëhequr 3-2 dhe mund ta kishim fituar ndeshjen pa heroizmat e Wojciech Szczesny dhe një golit të Alex Sandros.“Një trajner pret qëndrueshmëri nga skuadra e tij, është diçka që na ka munguar si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Kemi disa momente shumë të forta në një ndeshje dhe disa momente pasiviteti që janë të vështira për t’u kuptuar”, ka thënë fillimisht Sarri për Sky Sport Italia. Kjo ishte ndeshja e tyre e tretë me radhë pa fitore, pas një humbje 4-2 ndaj Milanit dhe barazimit 2-2 në fund me Atalantan. “Ne kemi luajtur kundër skuadrave në formë të jashtëzakonshme kohëve të fundit dhe Sassuolos nuk është më ndryshe, pasi ata do fituan katër ndeshje me radhë dhe nëse konsolidohen, ata mund të bëhen Atalanta e së ardhmes”.

“Unë besoj se nëse zgjidhim çështjen e qëndrueshmërisë gjatë gjithë ndeshjes, ne jemi në rrugën e duhur. Çdo ekip bëhet i rrezikshëm nëse i lejoni ata ta luajnë në pjesën e tretë të fushës”.“Ne luftuam sepse ata luanin në mes të linjave me ‘trequartista’ dhe e lëshuam topin shumë herë. Ishte e çuditshme, pasi mbrojtësit tanë të krahëve në pjesën e parë ishin konservator, por më pas filluan të shtyjnë përpara dhe të fitojnë topin përsëri drejt fundit të lojës”. “Nuk është aq shumë diçka që nuk funksionon ashtu siç funksionon dhe përshtatet. Ndonjëherë, kam ndjenjën se kjo skuadër ka një potencial shumë të madh. Në raste të tjera, ju lë të hutuar, pasi lejon kundërshtarët të hyjnë në zonë shumë lehtë. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur dhe kjo nuk është e lehtë”. “Duhej ta ruanim topin më shumë, pasi ka raste kur lëvizjet e pasimeve do t’ju ndihmojnë të kontrolloni temperamentin dhe të qëndroni në gjysmën e kundërshtarit. Ndonjëherë ndjehemi tepër të nxituar në përpjekje për të arritur te goli në disa pasime, gjë që krijon një situatë ku ju shkoni nga fundi në fund”, përfundoi trajneri i Juves.

(Kosova Sot Online )