Solskjaer, i pakënaqur me orarin e Unitedit: Nuk është e drejtë

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 08:27
Solskjaer, i pakënaqur me orarin e Unitedit: Nuk është e drejtë

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se Manchester Unitedit i është caktuar një orar i papërshtatshëm për dy xhirot e fundit të Premierligës, përderisa klubi po e ndjek kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Manchester Unitedit i kanë vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit aktual në Premierligë, ndërsa e ka edhe gjysmëfinalen e FA Cup kundër Chelseat. Chelsea i ka katër ditë kohë të përgatitet për ndeshjen e së dielës në FA Cup, ndërsa Manchester Unitedi i ka vetëm dy pasi që do të luajë kundër Crystal Palace të Selhurst Park të enjten në mbrëmje dhe Solskjaer nuk është aspak i lumtur me këtë gjë.

“E kemi një shqetësim, natyrisht. Ata do t’i kenë 48 orë më shumë pushim dhe do të mundë të rikuperohen më shumë për ndeshjen e radhës. Nuk është e drejtë”, ka thënë Solskjaer. “Ne folëm se si do të duhej të kishim orar të drejtë kur të rinisë futbolli dhe, natyrisht, kjo nuk ka ndodhur. Por, unë duhet të mendoj për të enjten, si ta fitoj atë ndeshje, të përqendrohem te ajo dhe pastaj ta kapim veten dhe të luajmë sërish”. “Dy javët e ardhshme do të jenë të çmendura, por ne jemi në formë të mirë fizike. Djemtë tanë nuk janë ndierë në formë kaq të mirë fizike për shumë vite, jam i sigurt”.

(Kosova Sot Online )