Liverpooli s’i arrin rekordet e mëdha, përkundër sezonit mbresëlënës në Premierligë

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 10:03
Liverpooli s’i arrin rekordet e mëdha, përkundër sezonit mbresëlënës në Premierligë

Përkundër që Liverpooli e kishte dominuar garën në Premierligë gjatë këtij sezoni, skuadra e Jurgen Kloppit do ta mbyllë kampionatin pa arritur t’i shijojë disa nga rekordet më prestigjioze.

Pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli e mban kreun e tabelës së Premierligës me 93 pikë, falë 30 fitoreve të regjistruara, tri barazimeve dhe tri humbjeve

Forma mbresëlënëse e skuadrës e Jurgen Kloppit në rrugëtimin  drejt titullit të parë të Premierligës në histori dhe të 19-tin si kampion i Anglisë bëri që Liverpooli të merrte lëvdata nga shumë tifozë si skuadra më e mirë ndonjëherë në histori të Premierligës.

Megjithatë, pas disfatës të së mërkurës kundër Arsenalit me rezultat 2:1, Liverpooli do ta ketë të pamundur ta barazojë rekordin e vendosur nga Manchester Cityt duke i regjistruar 100 pikë brenda një sezoni.

Përveç rekordit për më së shumti pikë të regjistruara brenda një sezoni, Liverpooli ka dështuar edhe në arritjen e disa rekordeve të tjera, të cilat ishin vlerësuar të sigurta për skuadrën e Kloppit, e cila s’dinte për humbje në Premierligë deri në fund të shkurtit.

Rekordet e paarritshme për Liverpoolin këtë sezon:

– Më së shumti pikë të regjistruara

– Më së shumti fitore

– Më së paku humbje

– Më së shumti fitore si vendas

– Më së shumti fitore si mysafir

– Më së shumti gola të shënuara (Liverpooli do të duhej t’i shënonte 23 pikë dhe të mos pranonte gol në dy ndeshjet e mbetura për ta arritur këtë rekord)

– Më së paku gola të pranuara

Këto rekorde të humbura kanë nxitur sërish debatin në rrjete sociale se a është Liverpooli skuadra më e mirë që ka luajtur ndonjëherë në Premierligë, duke e krahasuar me Manchester Unitedin e vitit 1999 që mbetet skuadra e vetme angleze që e ka fituar tripletën, Arsenalin e vitit 2004 që e fitoi ligën pa pësuar asnjë disfatë dhe Manchester Cityn e vitit 2018 që e mban rekordin për më së shumti pikë (100).

(Kosova Sot Online )