Futbollisti serb, i shqetësuar për të ardhmen e Jovicit në Real Madrid

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 10:20
Futbollisti serb, i shqetësuar për të ardhmen e Jovicit në Real Madrid

Futbollisti serb i Sydney FC, Milos Ninkovic, është i shqetësuar për të ardhmen e Luka Jovicit në Real Madridi dhe ka thënë se bashkëkombësi i tij duhet të tregohet më profesionist nëse dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Luka Jovic e ka përjetuar një sezon të vështirë debutues për Real Madridit, pas transferimit të tij nga Eintracht Frankfurti gjatë afatit kalimtar të verës. 22-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola në 25 paraqitjet e tij për Los Blancos.

Real Madridi e transferoi atë për 60 milionë euro pasi i kishte shënuar 27 gola për klubin e Bundesligës gjatë sezonit paraprak, por Jovic s’e ka vazhduar me të njëjtën formë karrierën në Spanjë, ndërsa është kritikat edhe për shkeljen e rregullave të karantinës gjatë krizës së koronavirusit.

Tashmë ka filluar të spekulohet për një largim të mundshëm të tij nga Santiago Bernabeu këtë verë dhe bashkëkombësi i tij, Ninkovic, është i bindur se ai duhet të përmirësohet për ta fituar vendin te Los Blancos.

“Problemi i tij më i madh nuk është se si performon ai në fushën e lojës, për çfarë bën jashtë saj. Ai ka pasur shumë probleme jashtë fushës me disa lëndime dhe kishte dalur me disa shokë nga Serbia kur nisi kriza e koronavirusit”, ka thënë Ninkovic, i cili kishte luajtur përkrah Jovicit në Crvena Zvezda.

“E kuptoj atë sepse edhe unë kam qenë i ri. Kur je i ri dhe transferohesh te një klubi madh, ai fiton edhe shumë para, është e vështirë të qëndrosh normal. Ai do gjithçka. SI djalosh i ri, ai dëshiron të dalë me shokë dhe të shëtitet. Kam lexuar se Zidane i besoj atij dhe se ai do të qëndrojë edhe për sezonin tjetër”.

“Ata ndoshta e kuptojnë se ai është ende i ri dhe të gjithë e kanë kaluar këtë fazë. E kuptoj atë, por ai duhet të tregohet më serioz sepse Real Madridi është klub i madh dhe nuk pret tre apo katër vjet. Ai duhet të jetë më profesionist nëse dëshiron të qëndrojë atje”.

(Kosova Sot Online )