Guardiola: Kryetari i Man Cityt s’është i kënaqur me mua, duhet të flasim

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 11:27
Guardiola: Kryetari i Man Cityt s’është i kënaqur me mua, duhet të flasim

rajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se kryetari i klubit, Khaldoon Al-Mubarak, nuk është aspak i lumtur me të pas dështimin për ta mbrojtur titullin e kampionit të Premierligës edhe këtë sezon.

Manchester City ka shijuar suksese vendore të paprecedenta që nga ardhja e Pep Guardiolës në postin e trajnerit në Etihad në verën e vitit 2016.

Gjatë periudhës së tij katërvjeçare deri më tani në klub, Guardiola i ka fituar tetë trofe, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës, duke qenë kështu forca dominuese në futbollin anglez gjatë viteve të fundit.

Liverpooli e humbi garën kundër Manchester Cityt për titullin e kampionit të Anglisë për vetëm një pikë sezonin e kaluar. Por, djemtë e Jurgen Klopp e përdorën atë disfatë për t’u hakmarrë këtë sezon.

Liverpooli e fitoi titullin e Premierligës këtë sezon, duke u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet. E gabimet e Manchester Cityt që ia dhanë epërsinë e madhe Liverpoolit këtë sezon nuk kanë ngelur pa u vërejtur nga bordi drejtues i “Citizens”.

“Jam kritik ndaj klubit tim. Përbrenda, kur s’më pëlqen diçka, ia them gjithmonë këtë kryetarit të klubit. Por, tani ai s’është i kënaqur me mua”, ka thënë Guardiola.

“Ne jemi 21 pikë prapa Liverpoolit. Ai nuk është i lumtur me mua, por ne duhet ta diskutojmë këtë gjë brenda klubit dhe duhet të tentojmë të bëjmë punë më të mirë sezonin e ardhshëm, për ta bindur atë në fushën e lojës”.

(Kosova Sot Online )