Milani nis merkaton në mbrojtje: princip akordi me talentin francez, në fokus lojtari rus

  • S.A /
  • 16 July 2020 - 13:21
Milani nis merkaton në mbrojtje: princip akordi me talentin francez, në fokus lojtari rus

Fitore dhe paraqitje super në fushë, por edhe merkato dhe profile interesante të ndjekura. Mes tyre, sigurisht Wesley Fofana, mbrojtësi i Saint-Etienne që ndiqet prej kohësh nga drejtuesit kuqezi dhe oferta e parë e “Djallit” është refuzuar nga klubi i tij (rreht 18 mln euro).

Sipas asaj që shkruan “Le 10 Sport”, orët e fundit, Milani ka arritur akord me futbollistin dhe javët në vazhdim do të provojë që të formulojë një ofertë të re te St Etienn për të transferua francezin që është vetëm 19 vjeç dhe luajti sezonin e parë me ekipin e madh (14 ndeshje dhe 1 gol).

“Bild”, ndërkohë, flet për interesime për Riçardo Rodriguez, që pas huazimit te PSV, që nuk vendosi ta blejë, do të kthehet te Milani: Hertha Berlin, Frankfurt dhe Hoffenheim kanë bërë sondazhe.

Merkato lëviz edhe rreth emrit të Diego Laxalt, mbrojtësi uruguajian i krahut te Milani. Sipas asaj që raporton SkySport, dje u zhvillua një takim në “Casa Milan” midis drejtuesve kuqezi dhe një ndërmjetësi të Lokomotiv Mosca i cili zbuloi interesin e klubit rus për futbollistin në fjalë.

Madje, personi i dërguar nga klubi rus ishte edhe në stadium dhe pa Laxalt të luante 15 minuta duke treguar formë fizike të pëlqyeshme për nga vrapimet dhe ndërhyrjet, çka dëshmon se nuk ka asnjë problem.

Vlerësimi i kuqezinjve është rreth 10 milion euro. Por, moskovitët duan të fusin në marrëveshje kartonin e Aleksej Miranchuk, mesfushor i datëlindjes 1995 që ka kontratë deri në 2021 me Lokomotiv.

Sidoqoftë, Milani do të kishte vullnetin të zgjidhë dy operacionet, me një diskutim të ri të planifikuar në dhjetë ditë.

(Kosova Sot Online )