Manchester Unitedi ia cakton çmimin Sanchezit

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 13:53
Manchester Unitedi ia cakton çmimin Sanchezit

Manchester Unitedi e ka informuar Interin se do ta mendojë shitjen e Alexis Sanchezit vetëm për një shumë rreth 20 milionë euro.

Sanchez ka filluar ta gjejë formën e vjetër në Inter, pasi e ka shënuar një gol dhe i ka dhuruar pesë asiste në shtatë paraqitje pas pandemisë.

Sipas Gazzetta dello Sport, 31-vjeçari ka bërë mjaftueshëm për ta fituar qëndrimin e përhershem në Inter.

Megjithatë, e përditshmja italiane paralajmëron se Unitedi nuk do të pranojë ta lejojë kilianin në huazim edhe për një vjet tjetër, sepse dëshiron ta shesë përfundimisht.

Çmimi që e kërkon gjiganti anglez është 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)