Statistikat: Van Dijk me më shumë gabime në një ndeshje sesa Maguire krejt sezonin

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 15:13
Statistikat: Van Dijk me më shumë gabime në një ndeshje sesa Maguire krejt sezonin

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, bëri më shumë gabime në ndeshjen kundër Arsenalit sesa që ka bërë Harry Maguire i Manchester Unitedit gjatë gjithë sezonit, sipas statistikave. Gabimet e Van Dijkut i kanë kushtuar Liverpoolit me më shumë gola (1) sesa Manchester Unitedit ato të Maguire (0), i cili përkundër kësaj ka marrë kritika të shumta këtë sezon.

Kampioni i ri në Premierligë i kishte 93 pikë kur shkoi të mërkurën në Emirates me qëllimin për ta ndjekur rekordin e Manchester Cityt për më së shumti pikë brenda një sezoni të vetëm. Megjithatë, disfata ia pamundësoi atyre barazimin e këtij rekordi.

Arsenali kishte qenë duke pësuar disfatë në fillim shkaku i golit të shënuar nga Sadio Mane. Megjithatë, Topçinjtë kaluan në epërsi falë disa gabimeve të Liverpoolit, që ia mundësuan Arsenalit të shënojë përmes Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson.

(Kosova Sot Online)