“Ik shporru, hiqmu sysh!” – Çfarë i kishte thënë Fergusoni legjendës së Unitedit

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 15:58
 “Ik shporru, hiqmu sysh!” – Çfarë i kishte thënë Fergusoni legjendës së Unitedit

Legjenda e Manchetser Unitedit, Dwight Yorke, ka zbuluar se i kishte kërkuar trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson një vit pushim, menjëherë pasi e kishte ndihmuar klubin ta fitonte tripletën në vitin 1999.

Ish-sulmuesi i Trinidad dhe Tobago ishte lojtar kyç në skuadrën e Unitedit, e cila e fitoi Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 1998/99, një triumf i trefishtë në tri garat kryesore.

Këtë arritje nuk e kishte shijuar asnjë klub anglez më parë.

Yorke i shënoi 29 gola në 52 në të gjitha garat atë sezon dhe kishte ndier se e meritonte një pushim të gjatë për shkak të ndihmës së madhe që ia kishte ofruar klubit.

Sir Alex Ferguson dhe Dwight York në vitin 1999

Ai ka zbuluar se kishte shkuar në zyrën e trajnerit për t’i kërkuar Fergusonit ta lejojë në shkojë në pushim njëvjeçar.

“Shkova në zyrën e trajnerit dhe e pyeta ‘Çfarë do të bëjmë? Nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë pasi e kemi fituar tripletën. A mund ta marr një vjet pushim me pagesë? Pastaj kthehem në sezonin e ri dhe i ribashkohem ekipi’”, zbulon York.

“Sinqerisht nuk e di se çfarë më bëri ta mendoja këtë. Çfarë mund të bënim më shumë si ekip? Mund ta përsërisnim atë që e kishim fituar, por nëse nuk e bën atëherë ekipi është i dështuar. Ishte koha t’i kërkoja trajnerit çfarë të doja. Nuk kisha çfarë të humbisja”, shtoi ai.

Ndërsa, përgjigja që ai e kishte marrë nga Fergusoni ishte kjo: “Ai më tha ‘ik shporru’. ‘Ik shporru dhe hiqmu sysh’. Ai e tha me shaka, por sikur të më kishte thënë merre një vit pushim, do ta kisha marr. E dija që nuk do të ndodhte, por ia vlente të provoja”.

(Kosova Sot Online)