City e sheh Lautaron si pasardhës ideal të Agueros

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 18:58
 City e sheh Lautaron si pasardhës ideal të Agueros

“Citizens” janë futur në garë për sulmuesin argjentinas të Interit, të cilin e do edhe Barcelona.

Manchester City e ka gjetur pasardhësin e Sergio Agueros.

“Citizens” ia kanë mësyrë sulmuesit të Interi, Lautaro Martinez, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të bashkëkombësit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”.

Gjithashtu, 22 vjeçarin qe një kohë e do edhe Barcelona.

Interi nga ana e tij nuk do ta shiste Lautaron për një shumë më të ulët se 100 milionë euro.

Dëshirë e futbollistit është që të luajë me Lionel Messin në “Camp Nou”.

(Kosova Sot Online)