“Dëshira e vetme e Karim Benzemës është që të kthehet në Lyon”

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 19:44
 “Dëshira e vetme e Karim Benzemës është që të kthehet në Lyon”

Një ditë, Karim Benzema do ta veshë sërish fanellën e Lyon, thotë Djaziri.

Karim Djaziri, ish agjenti i sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se dëshira e vetme e francezit është që të kthehet në shtëpinë e tij, aty ku u formua si lojtar, në Lyon.

Edhe pse, sipas Djaziri, që kjo të ndodhë – Lyon duhet të presë edhe shumë vite, pasi Benzema vështirë se do të largohet nga Santiago Bernabeu edhe për së paku 3 apo 4 sezone.

“Today, me situatën që është në Real Madrid, ai e ka arritur kulmin që do ta dëshironte çdo lojtar”, tha Djaziri në një intervistë për OLTV.

“Të luash në Madrid, të jesh i afërt me trajnerin, të adhurohesh nga publiku…. thjesht nuk është e mundur që ai të kthehet sot”.

“Por, që kur është larguar, dëshira e vetme ka qenë që të kthehet një ditë në Lyon”.

(Kosova Sot Online)