Pogba ka ndërruar mendjen

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 20:53
 Pogba ka ndërruar mendjen

Mesfushori francez Paul Pogba ka rigjetur qetësinë në Manchester dhe është gati të firmosë rinovimin e kontratës së tij me “Djajtë e kuq”.

Lajmin e jep e përditshmja britanike “Daily Mail”, që raporton se palët kanë nisur negociatat për një kontratë të re, të vlefshme për 5 vitet e ardhshme.

Mesfushori 27-vjeçar u rrit në akademinë e klubit anglez dhe u largua nga “Old Trafford” për të luajtur 4 sezone me Juventusin në Itali, por veshi sërish bluzën e “djajve të kuq” në verën e 2016-ës, në një transferim që kapi shifrat e 105 milionë eurove.

Megjithatë rikthimi i Pogba te Manchester United ndodhi në një kohë tranzicioni për klubin, që nuk po arrinte të merrte rezultate dhe të bënte ndeshje të mira në fushë, ndaj edhe francezi prej kohësh kishte shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar.

Megjithatë së fundi trajneri Ole Gunnkar Solskjaer ka arritur të rikthejë ekuilibrat në ekip dhe Manchester United tashmë luan bukur e fiton, ndërsa Pogba ka filluar të argëtohet gjithmonë e më shumë në fushën e lojës.

Pikërisht për këtë arsye ka pranuar nisjen e negociatave për rinovimin e kontratës aktuale, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Në kontratën e re pritet të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e saj.

(Kosova Sot Online)