Triumfi në La Liga do ta bëjë më të shtrenjtë blerjen e Hazardit

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 22:19
 Triumfi në La Liga do ta bëjë më të shtrenjtë blerjen e Hazardit

Eden Hazard mund t’i kushtojë shumë më shumë Real Madridit.

Nëse ‘Los Blancos’ shpallen kampion sonte matematikisht me një triumf të mundshëm në “Alfredo di Stefano” kundër Villarrealit, atëherë Reali do të humbasë ca para.

Sipas Marcas, kur Hazard u transferua në qershor të vitit 2019 për 100 milion euro nga Chelsea, në marrëveshje u përfshin edhe së paku 30 milionë të tjera në bazë të të arritjeve, si; tituj, numri i ndeshjeve, Champions League dhe shumë të tjera… po ashtu edhe nëse e fiton Topin e Artë.

Kështu, nëse sonte Reali fiton titullin, atëherë mediat spanjolle raportojnë se së paku 15 milionë mund të jetë shifra që Madridi do të detyrohet t’ia paguajë Chelseat.

(Kosova Sot Online)